E premte, 21 Shkurt, 2025

Histori suksesi: Amar Mejzini nga Vushtrria punësohet në kompaninë gjermane “BrandOne”

- Advertisement1-

Amar Mejzini, një talent premtues nga Vushtrria, ka arritur një sukses të madh në fushën e teknologjisë, duke u punësuar si Full Stack Developer në kompaninë gjermane BrandOne.

Pas një angazhimi trevjeçar në Innovation Academy, një qendër edukative që ndihmon të rinjtë në zhvillimin e aftesive teknologjike, Amari ka siguruar një vend pune prestigjioz në një kompani ndërkombëtare.

- Advertisement -

Roli i tij si zhvillues i webfaqeve Front-End dhe Back-End do të realizohet në mënyrë plotësisht remote nga Kosova, duke demonstruar që talentet nga Vushtrria mund të kontribuojnë në tregun global pa u larguar nga vendlindja.

Ky sukses shënon një tjetër shembull frymëzues të punës së Innovation Academy, që ka krijuar mundësi për të rinjtë ambiciozë të ndjekin karrierën e tyre në teknologji dhe të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare.

Përmes mësimdhënies dhe mentorimit të përkushtuar, Amari ka arritur të fitojë aftësitë e nevojshme për të qenë konkurrues dhe i suksesshëm në një mjedis të teknologjisë së lartë.

/Marrë nga Vushtrria Online

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Histori suksesi: Çamerie Mazreku, vajza e parë nga Kosova që punësohet si inxhiniere softuerike në “NETFLIX”

Çamerie Mazreku nga Malisheva është një histori suksesi. Ajo ka arritur një sukses jashtëzakonisht të...

Mitrovicasja Albulena Uka nis një sfidë të re profesionale në Qeverinë e New York-ut

Albulena Uka, një vajzë e talentuar nga Mitrovica, ka ndarë me krenari lajmin për...

Firdeus Kasaj, gjeniu shqiptar i teknologjisë që po pushton botën

Firdeus Kasaj, 19-vjeçari nga Tirana, ka shndërruar pasionin për teknologjinë në një histori frymëzimi....

Histori suksesi: Bleranda Musa certifikohet nga Meta – përfundoi me sukses gjashtë programe të specializuara

Bleranda Musa, një nga telentet shqiptare për Instagram dhe Facebook, ka arritur një tjetër...