“Mbaj mend kur më është dashur të hyj në dhomën e mamasë sime, të sëmurë me tumor në tru, për t’i shpjeguar nga se vuante. Ka momente në jetë, kur na duhet të themi gjëra që janë tëpamundura për t’u shpjeguar, si psh: “Vuan nga kjo sëmundje dhe do të vdesësh. Tani duhet t’i humbasim shpresat se mund tëshërohesh, për të jetuar në maksimum kohën që të mbetet”. Nuk do ta harroj kurrë shikimin gjithë trishtim të mamasë sime në ato momente”. – Mika
Në jetë nuk kalojmë vetëm çaste të gëzuara, por edhe çaste tëdhimbshme. Madje janë këto të fundit që lënë më tepër gjurmënë kujtesën tonë. Imagjinoni sikur të jeni në pozitën e autorit tëparagrafit më sipër. Është e tmerrshme t’i komunikosh një prindi se së shpejti do të vdesë. Edhe nëse nuk ia komunikon, prapë, nëse mjekët të kanë folur mbi shpresa të pakta shpëtimi, është e vështirë ta pranosh realitetin.
Prindërit janë gjëja më e çmuar që kemi dhe humbja e tyre lë njëzbrazëti të madhe në shpirtin tonë. Atë boshllëk nuk mund ta mbushësh dot me asgjë. As koha nuk të qëndron aleate, edhe pse shumë veta mund të të thonë se koha do ta shërojë çdo plagë. Jo, ka disa plagë, si ajo e humbjes së një prindi, që koha nuk e shpëton dot.
Është e vërtët që prindërit nuk mund t’i kemi pranë përjetë. As ne nuk do të jemi përjetë pranë fëmijëve tanë, ama nëse ka diçka që e kemi në dorë, është t’i bëjmë prindërit të lumtur për aq kohësa do i kemi pranë nesh. Me aq sa kemi mundësi, duhet t’i ndihmojmë, mbështesim, t’i gëzojmë dhe të mundohemi mos t’i stresojmë. Prania jonë për ta duhet të jetë burim gëzimi, joburim mërzitjeje dhe kjo gjë arrihet duke mos e shkarkuar energjinë negative brenda nesh tek ta. Nuk është e drejtë. Për gjithë sakrificat që kanë bërë për ne, ata meritojnë padiskutim më të mirën…