E diel, 24 Nëntor, 2024

Histori: Çfarë ka ndodhur më 2 shkurt?

- Advertisement1-

1625 – Kolonë holandezë vendosen në skajin jugor të ishullit Manhaten dhe e quajnë banimin Nju Amsterdam. Britanikët, më 1635, i dhanë komunitetit emrin Nju Jork.

1709 – Marinari britanik Alexander Selkirk shpëtohet pasi kishte jetuar në një ishull të pabanuar për 5 vjet; historia e tij frymëzon shkrimtarin Daniel Defoe për romanin “Robinson Crusoe”.

- Advertisement -

1848 – Anija me emigrantët e parë kinezë në bord ankorohet në San Francisko, Kaliforni.
1848 – Nënshkruhet Traktati i Guadalupe Hidalgo që përfundon Luftën meksikane; SHBA fiton Teksasin, Kaliforninë, Nju Meksikën dhe Arizonën duke i paguar Meksikës 15 milionë dollarë.

1863 – Samuel Clemens bëhet Mark Twain. Për plotësuar të ardhurat e tij , Clemens filloi të shkruante skica humoristike për një gazetë në Kansas. Paga e tij ishte 25 dollarë në javë dhe filloi t’i nënshkruante artikujt me pseudonim Mark Twain, që në gjuhën e lundruesve në lumin Misisipi, do të thotë “dy pashë thellësi.”

1922 – Botohet në Paris novela “Ulysses” nga James Joyce. Libri ri-tregon “Odisenë” e Homerit përmbledhur në një ditë – 16 qershor

1904 – në Dublin, duke e vendosur heroin homerik nën figurën e pazakontë të Leopold Blumit, një i moshuar, tregtar, i cili nxiton gjithë ditën për t’ u kthyer në mbrëmje vonë në shtëpi i lodhur e i dërmuar.

Megjithëse Blum duket njeri i zakonshëm, ai del si figurë heroike me mirëkuptim, bujari, dashuri, harresë (falje) që tregon ndaj çdo njeriu që ndesh. Në këto vepra që kalojnë pa u vënë re, Blum praktikon heroizmin e përditshëm që konsiderohet ndoshta heroizmi i vetëm i mundshëm në kohët moderne. Dhe pavarësisht faktit se gjithmonë ndjehej i huaj – Bloom ishte hebre në Irlandën me shumicë katolike – ai mbetet optimist dhe e shpërfill pasigurinë nga të qenit pakicë. “Ulysses”, shkruar gjate një periudhe nga 1914 – 1921, përbën udhëtim të vështirë edhe për lexuesin, veçanërisht në kapitullin e fundit ku autori sjell mendimet e gruas së Leopoldit, Molli, monologun e saj pa zë.

Kritikët thonë se në këtë kapitull që përbëhet nga 8 fraza të stërgjatura pa pika pa prejse pa pikë pyetje e çuditëse, Xhejms Xhojs tregon kulmin e lirizmit të tij veçanërisht në rrjeshat e fundit, ku Molli riafirmon dashurinë për Blumin pavarësisht pabesisë së saj: “dhe pastaj e pyeta me sy për të kërkuar përsëri po dhe ai me sy më pyeti nëse dua po dhe unë hodha rreth tij krahët e mia që e tërhoqën poshtë për mua kështu ai mund të ndjejë aromën në gjoksin tim të gjitha thonin po edhe zemra e tij duke rrahur si e çmendur edhe unë thashë po unë dua Po.” Për rrjeshta të tillë imazhesh kryesisht indireke seksuale, “Ulyses” u ndalua për 12 vjet në Shtetet e Bashkuara. Në Britani, “Ulysses” (një nga kryeveprat e letërsisë angleze të shekullit XX) u botua vetëm më 1930, 8 vjet pas botimit të parë në Paris.

- Advertisement -rrrrrrr

1943 – Divizioni VI gjerman dorëzohet në Stalingrad, duke shënuar pikë kthesën e Luftës së Dytë Botërore. Beteja e Stalingradit kishte marrë fund që para dy ditësh. Trupat gjermane kishin mbijetuar duke ngrënë kuajt e divizionit të kavalerisë rumune, ndërsa gjenerali von Paulus dy herë kishte kundërshtuar kushtet e dorëzimit.

Ndërsa van Paulus po bëhej gati të dorëzohej, Hitleri e urdhëroi që të vazhdonte luftimet, dhe për ta inkurajuar i dha gradën Marshall. Deri atëhere asnjë gjerman me gradën Marshall nuk ishte dorëzuar, por von Paulus nuk mund të qëndronte më. Rreth 90 mijë ushtarë gjermane iu dorëzuan trupave sovjetike – Prej tyre vetëm 5 mijë mundën të mbijetonin deri në fund të luftës.

1945 – Ndodh arratisja e parë dhe e vetme nga kampi nazist i përqendrimit në Mauthausen, kur natën e 2 shkurtit, 500 robër sovjetikë të luftës marrin guximin të kalojnë telat.

1970 – Vdiq filozofi britanik Bertrand Russell, 97 vjeç, fitues i çmimit Nobel për letërsi, aktivist kundër luftës, shkoi në burg për pacifizmin e tij gjatë Luftës së Parë Botërore, bëri fushatë kundër Adolf Hitlerit, kritikoi totalitarizmit stalinist, sulmoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Vietnamit, dhe ishte përkrahës i hapur i çarmatimit bërthamor.

Në vitin 1950 Russell u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi “për shkrimet e tij të ndryshme dhe të rëndësishme ku ai mbron idealet njerezore dhe lirinë e të menduarit”. Në vitin 1962 Russell luajti një rol publik në krizën e raketave kubane: në një shkëmbim telegramesh me udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov, Hrushovi e siguroi atë se qeveria sovjetike nuk do të tregohej e pamatur. Russell i shkroi edhe presidentit John F. Kennedy, disa thonë se letra iu kthye e pahapur. Pas vrasjes së Kenedit me atentat, Russell e barazoi rastin e Osvaldit me çështjen Dreyfus të fund-shekullit të 19-të në Francë, ku shteti gabimisht dënoi një të pafajshëm.

Russell gjithashtu kritikoi shtypin amerikan për mos publikimi e zërave kritikë ndaj versionit zyrtar të vrasjes.

1980 – FBI shpall hollësitë e operacionit Abscam, që kishte në shënjestër 31 zyrtarë publikë dhe të zgjedhur që ishin hetuar për marrje ryshfetesh kundrejt favoreve politike.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop