E hënë, 25 Nëntor, 2024

Histori: Çfarë ka ndodhur më 18 nëntor?

- Advertisement1-

326 – Në Romë, përurohet bazilika e vjetër e Shën Pjetrit e ngritur (në sheshin ku dikur ndodhej cirku i Neronit) në periudhën e perandorit Konstandin i madh. Emri “Bazilikë e vjetër”, filloi të përdorej për t’a dalluar atë nga bazilika e tanishme, ndërtimi i së cilës filloi (mbi të vjetrën) më 1506 dhe përfundoi më 18 nëntor 1626. Bazilika e tanishme e Shën Pjetrit në Vatikan është kryevepër e arkitekturës së periudhës së Rilindjes italiane dhe mbetet një nga kishat më të mëdha në botë. Sipas traditës katolike, ajo është ngritur mbi varrin e Shën Pjetrit, një nga 12 apostujt e Jezusit – Shën Pjetri konsiderohet si Peshkopi i parë i Romës, ose Papa i parë i Kishës Katolike. Tradita dhe disa prova historike thonë se varri i Shën Pjetrit ndodhet pikërisht nën altarin e Bazilikës. Për këtë arsye, shumë Papë janë varrosur në bazilikën e Shën Pjetrit që prej periudhës së hershme të krishterë.

1647 – Lindi filozofi francez Pierre Bayle – i njohur si shkrimtar dhe autor i Fjalorit historik dhe kritik enciklopedik, publikuar në fillim të vitit 1695. Bayle ishte protestan i vetëshpallur dhe mbrojtës i një ndarjeje midis sferave të besimit dhe arsyes, mbi bazën se të qenit e Perëndisë është e pakonceptueshme për njeriun. Si një paraardhës i enciklopedistëve dhe mbrojtës i parimit të tolerancës mes besimeve fetare, veprat e tij ndikuan më pas në zhvillimin e Iluminizmit. Pierre Bayle ka qenë një nga autorët më të preferuar të Faik Konicës; fjalorët e tij enciklopedikë zinin vendin kryesor në bibliotekën e Konicës, edhe ky i njohur si enciklopedist më vete ose “enciklopedi lëvizëse”.

- Advertisement -

1926 – Shkrimtari George Bernard Shaw refuzon të pranojë paratë për Çmimin Nobel që kishte fituar, duke thënë: “Unë mund t’a fal Alfred Nobelin për shpikjen e dinamitit, por vetëm një djalli në formë njeriu mund t’i kishte shkuar në mendje për të shpikur Çmimin Nobel”. Çmimi Nobel u themelua në vitin 1895 nga kimisti suedez Alfred Nobel (1833- 1896), autor i rreth 350 shpikjeve, por më i famshëm për shpikjen e dinamitit. Në vitin 1888, Alfred Nobel u befasua kur lexoi nekrologjinë e vet me titull “Vdiq tregtari i vdekjes”, në një gazetë franceze. Në fakt kishte vdekur vëllai i tij, Ludvig, por Alfredi i pakënaqur me përmbajtjen e shkrimit dhe i shqetësuar se si do t’a kujtonin kur të vdiste, vendosi të ndryshonte testamentin. Nobel ishte i interesuar personalisht për fiziologjine ose mjekesinë eksperimentale dhe në testament kërkoi që kur të vdiste, me pasurinë e tij të krijohej – krahas çmimeve për arritjet në Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe – edhe një çmim për Mjekësi. (Çmimi për Ekonomi u krijua vonë, më 1969, nga Akademia Suedeze e Shkencave për nder të Alfred Nobelit – dhe quhet Çmim Nobel, edhe sepse jepet në të njëjtën ditë me 5 çmimet e tjera Nobel).

1940 – Lufta e Dytë Botërore : Udhëheqësi gjerman Adolf Hitleri dhe ministri i Jashtëm Italian Galeaco Ciano takohen për të diskutuar rreth dështimit katastrofik të Benito Musolinit në përpjekjen për të pushtuar Greqinë (ngjarje e njohur si lufta italo – greke, për pikënisje të së cilës Musolini zgjodhi territorin e Shqipërisë që e kishte pushtuar më 7 prill 1939)

1961 – Presidenti amerikan John F. Kennedy dërgon 18-mijë këshilltarë ushtarakë në Vietnamin e jugut.

1978 – Në Jonestown të Guyanës, udhëheqësi i Kultit të Tempullit, Jim Jones organizon një vetëvrasje masive që mori jetën e 918 pasuesve mes të cilëve 270 fëmijë.

1988 – Lufta kundër Drogës: Presidenti amerikan Ronald Reagan nënshkruan ligjin që lejon dënimin me vdekje për trafikantët e drogës.

Mendim i ditës

- Advertisement -rrrrrrr

“Është iluzion i pastër të mendohet se një opinion që kalon nga shekulli në shekull, nga brezi në brez, nuk mund të jetë plotësisht i rremë”.

Pierre Bayle

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop