Hira Haxhibeqiri, nxënëse e shkollës “Emin Duraku”, në Prizren ka shkëlqyer me interpretimin e saj në një Gala Koncert të mbajtur në Madrid, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e lartë artistik dhe përkushtimin e saj ndaj muzikës klasike.
Rrugëtimi i saj i suksesshëm vazhdon, pasi më 24 prill ajo do të performojë në Ehrbar Hall, Vienna, një nga sallat më prestigjioze të muzikës klasike.
Njoftimi i shkollës:
🎹 Suksese të reja për nxënësen tonë Hira Haxhibeqiri! 🌟
Me shumë krenari ju njoftojmë se nxënësja jonë e talentuar, Hira Haxhibeqiri, ka shkëlqyer me interpretimin e saj në një Gala Koncert të mbajtur në Madrid, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e lartë artistik dhe përkushtimin e saj ndaj muzikës klasike.
Hira është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe punës së palodhshme, duke përfaqësuar denjësisht shkollën tonë dhe qytetin e Prizrenit në skena ndërkombëtare.
Rrugëtimi i saj i suksesshëm vazhdon, pasi më 24 prill ajo do të performojë në Ehrbar Hall, Vienna, një nga sallat më prestigjioze të muzikës klasike.
I urojmë Hirës shumë suksese të mëtejshme dhe jemi krenarë për arritjet e saj! 👏✨


