E premte, 26 Korrik, 2024

Hiqen nga tregu, çokollatat dhe akulloret Snickers e Mars me lëndë kancerogjene në marketet shqiptare

- Advertisement1-

Bashkimi Europian është përfshirë në një debat të gjerë lidhur me heqjen nga tregu të disa produkteve të kompanisë Mars, pasi përmbajnë substancë kancerogjene të oksidit të etilenit.


Kompania ushqimore Mars ka tërhequr nga tregu markat e njohura të akulloreve Snickers, Bounty, M & Ms dhe Twix. Aditivi i përdorur në këto produkte, çamçakëzi i karkalecit (E410), është i kontaminuar me substancën kancerogjene të oksidit të etilenit, deklaroi kompania.

- Advertisement -

Ndërkohë që Austria, Rumania dhe Suedia i kanë tërhequr nga tregu këto produkte, qytetarët gjermanë kanë nisur një peticion ku kërkojnë tërheqjen e këtyre produkteve të kontaminuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) pas interesimit të FaxNews deklaroi se janë njoftuar të gjithë distributorët të tërheqin nga tregu ato produkte që janë në listën ndaluar. AKU shprehet se janë urdhëruar të tërhiqen ato produkte që shfaqin problematikë nga linja e prodhimit, ku deri tani bëhet me dije se janë tërhequr nga tregu dy lote me akullore dhe dy me çokollatë.

Problem është fakti se konsumatori shqiptar nuk është njoftuar për këtë gjë. Seritë që janë hequr nga tregjet.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...