Hetime në Qendrën Studentore: Studentët i shesin shtretërit e shujtat

- Advertisement -

Kërkesën për blerjen e dhomës së konviktit e bëri në muajin shtator të këtij viti.

- paragrafi 1 -

Nuk dihet nëse ky student ia arriti qëllimit, meqë nuk u përgjigj në pyetjet e televizionit. Mirëpo, ajo që dihet është se ky lloj biznesi mes studentëve fillesën e kishte vite më parë kur publikisht dilnin dhe kërkonin blerës potencialë për një vend në Qendrën Studentore e kartelën e mensës, raporton Klan Kosova.

- Advertisement -

Me identitetin e përfituesve, studentët e tjerë bënin gjumin e në raste edhe hanin ushqimin e mensës.

Por, këto benefite që janë të jashtëligjshme, kryetarja e Parlamentit Studentor i sheh mjaft shqetësuese.

Ata që vendosen legalisht në konvikte, bashkë me mensën paguajnë 35 euro në muaj.

- Advertisement -

Ndërkohë, shitja në të zezën e dhomës dhe ushqimit po hetohet nga zyrtarët e Qendrës së Studentëve. /Klankosova.tv