E diel, 23 Shkurt, 2025

Heshtje në Ministrinë e Arsimit për mos shpërndarjen e teksteve shkollore

- Advertisement1-

Më pak se dy javë kanë mbetur nga fillimi i vitit të ri shkollor 2023/24, por ende nuk dihet se kur do të shpërndahen tekstet shkollore për nxënësit.

Ministria e Arsimit, Arbëri Nagavci ditë më parë kishte thënë se janë duke i shikuar mundësitë që të mos ketë vonesa me furnizimin e nxënësve me libra.

- Advertisement -

E, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), thonë se është shqetësuese fakti se mund të ketë vonesa në shpërndarjen e teksteve shkollore.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, fajin ia ka hedhur Ministrisë së Arsimit për mos shpërndarje me kohë të teksteve shkollore në komuna të vendit.

Jasharaj u shpreh se nëse tekstet do të shpërndaheshin me kohë, çdo gjë do të ishte gati për të filluar vitin shkollor, por sipas tij, Ministria e Arsimit është vonuar në këtë drejtim.

Sipas tij, arsimi në shekullin XXI nuk mund të jetë i suksesshëm nëse punohet me mjete dhe kushtet e shekullit të kaluar.

Mes tjerash, Jasharaj ka thënë se qeveria duhet të jetë e lumtur që këtë vit, mësimi po fillon me kohë dhe nuk do të ketë grevë.

“Ajo që është e mirë dhe se është dashur të gëzohet edhe ministria, është se SBASHK-u kësaj radhe nuk po shkon me grevë. Por, duke i parë gjërat që u thanë, del se ky vit shkollor do të filloj me vështirësi, ngase edhe përkundër premtimit të ministres Nagavci, tekstet shkollore nuk kanë arritur ende në shkolla, dhe dita e parë do të jetë problematike, sepse e vetmja armë e diturisë në shkollat tona fatkeqësisht në mungesë të mjeteve bashkëkohore janë tekstet shkollore, shpuza dhe shkumësat…”, ka thënë kryesindilisti i arsimit

- Advertisement -rrrrrrr

Telegrafi po ashtu ka kërkuar informacion nga Ministria e Arsimit se kur pritet të shpërndahen tekstet shkollore tek nxënësit, mirëpo nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje.

Ndryshe, Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator.

Nagavci ka thënë se tashmë kanë finalizuar kalendarin e vitit të ri shkollor 2023/24.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...