Hekuran Murati paralajmëron ndaljen e pagave për mësimdhënësit grevist

- Advertisement -

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se ligji për grevat e parasheh që në momentin kur ka grevë të pezullohen marrëdhëniet punëmarrës-punëdhënës.

- paragrafi 1 -

Sipas tij, komunat nuk i kanë dorëzuar listat e pagave për muajin gusht me arsyetimin se janë vonë me përditësimin e të dhënave.

- Advertisement -

Megjithatë, ai u shpreh se po presin që këtë ta bëjnë këtë muaj pasi shtoi se kështu e parasheh ligji ndaljen e pagave kur ka greva.

“Do ta shohim sepse afati ishte 10 shtatori por po presim edhe sot se ka afat. Ndalja e pagave për grevistët nuk është vendim i qeverisë e as i imi e as dëshirë, por kështu e parasheh ligji kur ka greva. Dëshira jonë është që fëmijët të nisin mësimin” ka thënë Murati.

Pagat e muajit gusht nuk ishin ekzekutuar deri më 5 shtator këtë vit, me arsyetimin se po verifikohen listat e mësimdhënësve që kanë marrë pjesë në grevë dhe se do t’u ndalet paga për ditët e grevës.

- Advertisement -

Për këtë çështje BSPK kishte dorëzuar edhe kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.