Hatixhe Kelmendi shpallet mësuese e dalluar në shkollën “Asdreni” në Pejë – nderohet me mirënjohje

- Advertisement5 -

Drejtoria e shkollës “Asdreni” në Pejë ka ndarë mirënjohje për mësuesen Hatixhe Kelmendi, duke e vlerësuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në punën e saj me nxënësit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, mësuesja Kelmendi është dalluar për angazhimin e vazhdueshëm në procesin edukativo-arsimor, duke u bërë shembull pozitiv për nxënësit, kolegët dhe komunitetin shkollor.

- Advertisement - M1

Nga drejtoria theksohet se përkushtimi, durimi dhe dashuria për profesionin kanë bërë që ajo të kontribuojë në mënyrë të veçantë në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

“Puna juaj e palodhur në edukimin e brezave dhe mënyra e veçantë me të cilën përcillni dijen janë vlera që meritojnë çdo vlerësim”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Kjo mirënjohje është ndarë me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, me ç’rast drejtoria e shkollës i ka uruar mësueses Hatixhe Kelmendi shëndet dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj profesional.

- Advertisement - m2

648248974 1490128793121947 7736242125982521861 n