Hasime Mehmeti zgjidhet mësuese e vitit në shkollën “Mitrush Kuteli” në Prishtinë

- Advertisement5 -

Hasime Mehmeti është zgjedhur mësimdhënësja e vitit shkollor 2025-2026 në shkollën “Mitrush Kuteli” në Prishtinë, shkruan AlbanainEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla thotë se gjatë 23 viteve përvojë në procesin e mësimdhënies, mësuesja Hasime ka qenë pjesë e grupeve punuese për hartimin e politikave arsimore, ndërsa shquhet për organizimin e shumë punëtorive me bazë në shkollë, si dhe e aktiviteteve të ndryshme edukative dhe arsimore.

- Advertisement - M1

Njoftimi i plotë:

Njoftimi i shkollës “Mitrush Kuteli” në Prishtinë:

Hasime Mehmeti – mësimdhënëse meritore për vitin shkollor 2025/2026 🎶

- Advertisement - m2

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Mësimdhënësve, mësimdhënëse e dalluar për vitin shkollor 2025/2026 u përzgjodh znj. Hasime Mehmeti.

Përveç si mësimdhënëse e muzikës, znj. Hasime është edhe koordinatore e shkollës që prej vitit 2019. Mësimdhënësja Hasime dallohet në shkollë për punën dhe angazhimin e saj të jashtëzakonshëm, për çka gëzon respekt dhe vlerësim të veçantë nga i gjithë kolektivi i shkollës, nxënësit dhe komuniteti.

Ajo kontribuon vazhdimisht me përkushtim, pasion dhe dashuri në edukimin dhe formimin artistik të nxënësve, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin e aftësive të tyre krijuese, kulturore dhe, ndër më të rëndësishmet, atyre edukative. Znj. Mehmeti është e përkushtuar ndaj mirëqenies së të gjithë nxënësve, identifikimit të talenteve të tyre dhe nxitjes së zhvillimit të mëtejmë individual.

Gjatë 23 viteve përvojë në procesin e mësimdhënies, znj. Mehmeti ka qenë pjesë e grupeve punuese për hartimin e politikave arsimore, ndërsa shquhet për organizimin e shumë punëtorive me bazë në shkollë, si dhe e aktiviteteve të ndryshme edukative dhe arsimore.

Po ashtu, ka iniciuar, dhe ka realizuar projekte të shumta shkollore. Ndër vite, ka udhëhequr grupe, ansamble dhe klube të ndryshme, duke e bërë jetën shkollore të nxënësve më atraktive dhe motivuese.

Është pjesëmarrëse aktive në aktivitetet ndërkurrikulare dhe ekstrakurrikulare të shkollës.
Me profesionalizmin, korrektësinë dhe frymën e bashkëpunimit, znj. Hasime Mehmeti shërben si model për t’u ndjekur nga mësimdhënësit e rinj dhe kolegët e saj.

Urime për këtë vlerësim të merituar dhe suksese të vazhdueshme në misionin tuaj fisnik!🌟🌟🌟🌟🌟🌟🌟🌟🌟🌟🌟🌟🌟🌟🌟🌟🌟

628241703 1358107039456816 7239217886399256246 n