E shtunë, 27 Korrik, 2024

Harvardi kërkon falje dhe heq librin që ishte lidhur me lëkurë njeriu

- Advertisement1-

Universiteti i Harvardit është tronditur nga një zbulim i tmerrshëm.

Universiteti i famshëm amerikan njoftoi se do të heqë lidhësen e një libri të shekullit të 19-të, i cili ruhet në bibliotekën e tij që nga viti 1930, sepse është bërë me lëkurë njeriu, konkretisht nga një paciente e vdekur.

- Advertisement -

Libri, i quajtur Des Destinées de l’Ame (Fatet e shpirtit), është mbajtur në bibliotekën Houghton të universitetit që nga vitet 1930, por fitoi vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2014 kur testet shkencore konfirmuan se është i lidhur në lëkurën e njeriut.

Dje universiteti njoftoi se pas “studimit të kujdesshëm, angazhimit dhe ekzaminimit të palëve të interesuara” do të hiqte lidhësen prej lëkure dhe do të punonte me autoritetet për të “përcaktuar një disponim përfundimtar të respektueshëm të këtyre mbetjeve njerëzore”.

Libri u shkrua nga Arsène Houssaye, një romancier francez, në mesin e viteve 1880 si një meditim mbi atë se si është të kesh shpirt dhe jetë pas vdekjes. Pronari i parë i vëllimit, mjeku francez Ludovic Bouland e lidhi librin në lëkurën e njeriut. Harvardi raportoi se Bouland e mori lëkurën nga një paciente femër e vdekur në një spital ku ai punonte pa pëlqimin e tij.

Historia rrëqethëse, të cilën Harvardi e quajti “moralisht shqetësuese”, bëri që universiteti të vendoste të hiqte lidhësen e librit.

- Advertisement -rrrrrrr

Konfirmimi i lidhjes së librit me lëkurë njeriu në vitin 2014 u trajtua më lehtë nga Harvardi. Universiteti e quajti zbulimin “lajm të mirë për adhuruesit e bibliografisë antropomorfe, bibliofilët dhe kanibalët.”

Harvardi tha se tani i vjen keq për “tonin tronditës, morbid dhe sarkastik” në të cilin u njoftua zbulimi.

“Ne kërkojmë falje në emër të Bibliotekës së Harvardit për dështimet e kaluara në menaxhimin e librit që e shndërruan atë në një objekt dhe komprometuan më tej dinjitetin e qenies njerëzore.”, tha një bibliotekar./dritare.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Detyra e matematikës që duket aq e thjeshtë, mirëpo askush nuk ka arritur deri te zgjidhja

Detyra duket më e thjeshtë dhe më e qartë: 8 ÷ 2 (2 +...

Me këto truqe mund ta zgjidhni çdo detyrë matematikore pa ndihmën e askujt

Për shumicën nga ne matematika është subjekt i “panjohur” dhe shpeshherë mendojmë se çfarë...

Detyra matematikore e shkollës fillore, por që njerëzit nuk po mund assesi ta zgjidhin

Ndonjëherë ajo që duket si një detyrë shumë e thjeshtë mund të jetë më...

Kjo detyrë matematikore i ka dy zgjidhje – cila është e sakta? (Foto)

Një detyrë matematikore ka bërë që shumë njerëz të kalojnë goxha kohë duke u...