E hënë, 24 Shkurt, 2025

Harun Hondozi zë vendin e parë në botë për matematikë në garat ndërkombëtare në Dubai

- Advertisement1-

Harun Hondozi ka zënë vendin e parë në matematikë në garat ndërkombëtare në Dubai, shkruan AlbanianEducation.net.

Këto gara janë organizuar nga Akademia Brainobrain International 2023, në kuadër të Brainobrain Kosova.

- Advertisement -

Harun Hondozi është nxënës i klasës IV/5 në shkollën “Dardania” në Prishtinë. Ai garoi në nivelin e 5- të, duke u shpallur kampion në kategorinë e tij.

Haruni kishte konkurrencë të madhe, duke i sfiduar pjesëtarët e 42 vendeve të ndryshme të botës, afër 2000 pjesëmarrës.

Shkolla fillore “Dardania”, përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare në Facebook, ka thënë se krenohet me Harunin, dhe nxënësit e tjerë që arritën rezultate të jashtëzakonshme në garat ndërkombëtare.

“Se në shkollën tonë është duke u bërë një punë e madhe në arritjen e rezultateve të parapara kjo po dëshmohet edhe në garat ndërkombëtare ku nxënësit tanë po tregojnë rezultate të larta”.

Në garat ndërkombëtare në Dubai, nën organizimin e Akademisë Brainobrain International 2023, në kuadër te Brainobrain Kosova, Harun Hondozi nxënës i klasës IV/5 të shkollës Dardania mori pjesë duke garuar në nivelin e 5- të, dhe fitoi vendin e parë në këtë kategori duke u shpallur kampion në kategorinë e tij, në një konkurrencë të lartë, duke i sfiduar pjesëtarët e 42 vendeve të ndryshme të botës, afër 2000 pjesëmarrës”.

“Krenohemi me aftësitë e shumta që fëmijtë tanë po i tregojnë kudo në botë”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.

- Advertisement -rrrrrrr

©AlbanianEducation.net– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...