Hardhuca gjigante futet në një market, blerësit ikin të frikësuar

- Advertisement -

Një hardhucë gjigante tmerroi blerësit në një dyqan në Bangkok të Tajlandës, kur tentoi të ngjitet rafteve me mallra të ndryshme ushqimore.


Pronari i dyqanit e ka filmuar hardhucën, e prej publikimit të videos ajo ka marrë mbi një milion shikime.

- Advertisement -

“Raftet po zbrazen, oh Zot”, dëgjohet një zë duke thënë derisa reptili po ngjitej lart rafteve e blerësit vraponin jashtë nga frika.