E martë, 25 Shkurt, 2025

Hapet thirrje për botim të librave universitarë

- Advertisement1-

Me qëllim të stimulimit dhe avancimit të botimeve për librat universitarë, në përputhje edhe me objektivat strategjike menaxheriale, Universiteti i Prishtinës e shpall të hapur thirrjen për botim të librave universitarë.

Për botim pranohen dorëshkrime nga të gjitha fushat e studimeve shkencore dhe artistike, mirëpo, përparësi botimi kanë dorëshkrimet për lëndët mësimore që nuk kanë tekst bazë universitar në gjuhën shqipe dhe që me plane dhe programe mësimore janë literaturë bazë. Dorëshkrimet e teksteve duhet t’i përmbajnë arritjet profesionale, shkencore dhe artistike, në pajtim me kërkesat bashkëkohore metodologjike dhe pedagogjike.

- Advertisement -

Dorëshkrimet, bashkë me vlerësimin e recensentëve dhe vendimin e Këshillit të Njësisë Akademike, në versionin e shtypur (lidhje e butë) dhe në versionin elektronik, duhet të dorëzohen në rektorat (Zyra e Protokollit), me mbishkrimin “Për Këshillin Botues”, më së largu deri më 1 nëntor 2023.

Për kriteret e përgjithshme për të përfituar nga kjo thirrje konsultoni thirrjen e plotë, të cilën e gjeni duke klikuar KËTU

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...