Hapet thirrja për përkrahjen e studimeve të doktoratës – 8500 euro për një student

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se sot është hapur thirrja për përkrahjen e studimeve të doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë, sipas listës “Shanghai” të vitit 2024/2025, shkruan AlbanianaEducation.net.

Vlera e mbështetjes për një student do të jetë 8 mijë e 500 euro.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Lajm i mirë dhe një mundësi më shumë për studentët e doktoratës

Kam kënaqësinë të ju njoftoj se kemi hapur sot thirrjen për përkrahjen e studimeve të doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë, sipas listës “Shanghai” të vitit 2024/2025.

- Advertisement -

Vlera e mbështetjes për një student do të jetë 8,500.00 euro. Konkursi është publik dhe vlen për studentët shtetas të Republikës së Kosovës.

Përparësi kanë aplikuesit/et që nuk kanë bursë të pjesshme nga ndonjë skemë/institucion brenda apo jashtë vendit dhe ata/ato që studiojnë në universitetet e ranguara më së larti në rangimin ndërkombëtar të universitetit pritës.

Thirrja do të jetë e hapur deri më 14.10.2024, në ora 16:00.