Hapet thirrja për organizimin e arsimit jo formal për të rriturit – për ata që nuk e kanë përfunduar shkollimin nëntëvjeçar

- Advertisement5 -

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, ka hapur thirrjen për organizimin e arsimit jo formal për të rriturit, për të gjithë ata/ato që nuk e kanë përfunduar shkollimin nëntëvjeçar për arsye të ndryshme, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftim thuhet në një shoqëri gjithnjë e më komplekse, arsimi joformal është një pjesë e rëndësishme në ndërtimin e një mjedisi të pasur arsimor.

- Advertisement - M1

“Këtë lloj të arsimimit e konsiderojmë një burim të çmuar për aftësimin dhe përgatitjen e individëve për sfidat e jetës dhe zhvillimin e tyre profesional. Në këtë kontekst, investimi dhe mbështetja në arsimin joformal është prioritet për të ndërtuar një shoqëri më të informuar dhe të aftë për përballjen me sfidat e sotme dhe të ardhshme”.

Konkursin për regjistrimin e të gjithë të të interesuarve të Komunës së Prizrenit mund ta gjeni në këtë vegëz:

https://kk.rks-gov.net/prizren/category/shpallje/

- Advertisement - m2