Hapet thirrja për Bursa Postdoktoratë: 6 studiues do të mbështeten me nga 10 mijë euro

- Advertisement5 -

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka shpallur sot për herë të parë thirrjen për Bursa Postdoktoratë për vitin 2025, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të Nagavcit, në kuadër të kësaj thirrjeje do të mbështeten gjashtë studiues postdoktoralë, të cilët do të përfitojnë nga 10,000 euro secili, duke e çuar shumën totale të mbështetjes në 60,000 euro.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Për herë të parë në vitin 2025, thirrje për Bursa Postdoktoratë.

Në kuadër të kësaj thirrje janë mbështetur:

- Advertisement -

▪️ 6 studiues postdoktoralë,

▪️ 10,000 € për secilin përfitues,

▪️ 60,000 € mbështetje totale,

📚Ky program synon krijimin e mundësive për zhvillim të vazhdueshëm profesional, rritjen e cilësisë, punës kërkimore, si dhe thellimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, duke kontribuar drejtpërdrejt në avancimin e kërkimit shkencor në vend.