Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin e Sevillas, Spanjë

- Advertisement5 -

Fakulteti i Ekonomisë ka hapur thirrjen për aplikim për katër bursa për studentë për semestrin e parë (Shtator–Janar 2026/2027) për mobilitet në Universitetin e Sevillas, në kuadër të programit Erasmus+.

- paragrafi 1 -

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Advertisement -

🎓 Shkëmbimin e studentëve për studime: Bachelor dhe Master

⏳ Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (5 muaj)

Niveli i mobilitetit për studentët:

- Advertisement -

Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi në Fakultetin e Ekonomisë, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët e nivelit bachelor, të cilët kanë përfunduar, të paktën, vitin e parë me notë mesatare mbi 8.00 dhe studentët e nivelit master, të cilët e kanë përfunduar vitin e parë me notë mesatare mbi 8.00. Marrëveshja e mobilitetit me Universitetin e Sevillas parasheh grante për studentë dhe staf për tri vitet e ardhshme 📄.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA dhe MA janë:

• CV (në gjuhën angleze);

• Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);

• Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;

• Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

• Vërtetim (i lëshuar nga administrata e fakultetit, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);

• Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2).

📩Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që dokumentet e kërkuara, si një fajll i vetëm PDF, t’i dërgoni në emailin: [email protected]
📅 më së largu deri më 30 janar 2026.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë✅.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni me prodekanën Vlora Prenaj në adresën elektronike: [email protected].