E diel, 19 Janar, 2025

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në Université Côte d’Azur, në Francë – APLIKONI

- Advertisement1-

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në Université Côte d’Azur, në Francë.🎓✈️

Llojet e mobilitetit përfshijnë: shkëmbimin e studentëve për studime të BA, MA dhe Doktoratës (një semestër) për të gjitha fushat e studimit. 📚

- Advertisement -

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më: 8 tetor 2023.

Njoftimi i plotë:

Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus+ në “Université Côte d’Azur, Francë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” hap thirrjen për aplikim për bursa për semestrin veror 2024 në Université Côte d’Azur, Francë, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Evropian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve për studime të BA, MA dhe Doktoratës (një semestër) për të gjitha fushat e studimit).

Nivelet e mobilitetit për studentët:

- Advertisement -rrrrrrr

–    Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën vitin e parë të studimeve)

 Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjajshme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët kanë të përfunduar të paktën një semester)

Kohëzagjatja e mobilitetit: Një semester për studentët, 5 muaj

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ janë të liruar nga pagesa për shkollim në universitetin pritës. Studentët duhet të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës, pra në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina“.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:

  • Vërtetim mbi statusin e studentit (i lëshuar nga Fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve, jo më i vjetër se 30 ditë),
  • Certifikata e notave/Transkripta (jo më e vjetër se 30 ditë),
  • Diplomat paraprake të studimeve ( diplomën e studimeve BA dhe MA),
  • CV (në gjuhën angleze),
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze),
  • Certifikata e gjuhës angleze ose frënge (minimumi niveli B2),
  • Kopjen e pasaportës.

Për programet e studimit dhe kurset të ofruara në Université Côte d’Azur, ju lutem vizitoni uebfaqet zyrtare, si më poshtë: https://univ-cotedazur.eu/organisation-of-the-training-programmes/training-organisations/training-organisations

Afati për aplikim për semestrin veror është deri më:  8 tetor 2023

Dokumentet me titull “Université Côte d’Azurduhet të dërgohen të skanuara te: [email protected].

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail. Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...