Hapet thirrja: 8 mijë e 500 euro për studentët kosovarë që vijojnë studimet e doktoratës jashtë vendit

- Advertisement -

Ministrja në detyrë e arsimit, Arbëria Nagavci ka njoftuar se është hapur thirrja për studentët kosovarë që vijojnë studimet e doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë sipas listës “Shanghai” për vitin akademik 2025/2026, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Nagavci ka njoftuar se përmes kësaj thirrje, studentët do të përfitojnë mbështetje financiare në vlerë prej 8,500 euro.

- Advertisement -

Postimi i Nagavcit:

Vazhdojmë mbështetjen për të rinjtë tanë

Kemi hapur thirrjen për studentët kosovarë që vijojnë studimet e doktoratës në 500 universitetet më të mira në botë sipas listës “Shanghai” për vitin akademik 2025/2026.

- Advertisement -

Përmes kësaj thirrje, studentët do të përfitojnë mbështetje financiare në vlerë prej 8,500.00 euro.

Thirja do të jetë e hapur deri më 12 tetor 2025, në ora 16:00.

Si Ministri e Arsimit dhe si Qeveri, mbesim të përkushtuar që të investojmë në arsimin e lartë dhe të mbështesim të rinjtë tanë.

Suksese!