Hapet shoqata Iliriada dhe shkolla shqipe në Antwerpen të Belgjikës

- Advertisement5 -

Sot në Antwerpen të Belgjikës është promovuar Shoqata Shqiptare ILIRIADA si dhe hapja e shkollës së gjuhës shqipe ku do të mësojnë gjuhën amtare fëmijët e diasporës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të nderuar bashkëkombas sot patëm evenimentin e promovimit të Shoqatës Shqiptare ILIRIADA në Antwerpen të Belgjikës.

Në këtë rast festuam edhe 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit të Shqipërisë, si dhe promovuam
edhe hapjen e shkollës së gjuhës shqipe, ku do të mësojnë gjuhën amtare fëmijët e diasporës.

I falënderoj konsullin e Shqipërisë znj.Viola Kaloshi dhe konsullin e Kosovës, Zotri Miftar Kryeziu, të cilat na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

- Advertisement -

Gjithashtu falënderoj edhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë të komunitetit shqiptar që ishin sot me ne.

Jeni të mrekullueshëm!
Mirënjohës ndaj të gjithëve!
Me respekt
Ismet Ademi- kryetar i Shoqatës ILIRIADA 🇦🇱

468735971 122121168560598313 4936288365519494984 n

468527679 122121168818598313 1360656239776435932 n

468659139 122121168644598313 5774549401634163048 n

468736142 122121168500598313 3829411948230932500 n