E premte, 20 Shtator, 2024

Hapet shkolla shqipe në Rümlang të Kantonit të Zyrihut

- Advertisement1-

Vazhdojnë sukseset e “Shkollës Shqipe” në Zvicër, nga njëra shkollë te tjetra, nga njëri kanton te tjetri, vazhdon të rritet interesimi i prindërve dhe njëkohësisht edhe i nxënësve, të cilët vijnë me përkushtim t`i ndjekin mësimet në gjuhën amtare.

Këtë javë hapi dyert edhe shkolla shqipe në Rümlang të Zyrihut. E kemi thënë në vazhdimësi se aty ku mësuesit punojnë me përkushtim dhe bëhen bashkë me prindërit sukseset nuk mungojnë.

- Advertisement -

Kjo është dëshmi e pikës shkollore në Rümlang të Zyrihut dhe dhjetëra pikave shkollore ku prindër dhe mësues u bënë bashkë me qëllim që të hapet pika shkolloresa më afërm këtyre fëmijëve, të cilët jetojnë dhe i vijojnë mësimet në shkollën e vendit në këtë rajon.

Mësimi zhvillohet çdo të hëne nga ora 16:00 -18:30, ku Medini, Burhani, Jora, Aroni, Alisa, Xhensila, Saranda, Rejhani, Sara, Almini, Lorisi, Rinesa, Lea, Selina dhe Era ju bëjnë thirrje edhe bashkëmoshatarëve të tjerë, t`iu bashkëngjiten në orët mësimore të gjuhës shqipe.

Klasa ku zhvillohej mësimi në gjuhënshqipe i ngjasonte një çerdheje të vogël nëvendlindje. Një copëz e atdheut shpërndahej nëpërmjet teksteve shkollore “Gjuha dhe kultura kombëtare.

Në fytyrat e prindërve shihej qartë gëzimi se tani fëmijët e tyre jo vetëm që do të mësojnë edhe shqip, por edhe e kanë afër shkollën shqipe.

Gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim sa më të afërt e treguan edhe në mbledhjen e prindërve në mbrëmjen e kësaj të hëne, ku ata vullnetarisht zgjodhën edhe kryetaren e Këshillit prindëror znj. Burbuqe Elmazi, e cila së bashku me prindërit tjerë do të angazhohen jo vetëm në rritjen e numrit të nxënësve por edhe rreth aktiviteteve të lira.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...