Në Lubjanë është hapur zyrtarisht shkolla shqipe për fëmijët e komunitetit shqiptar në Slloveni, falë angazhimit të Shoqata Shqiptare “Migjeni” dhe nën kujdesin e Ambasada e Shqipërisë në Slloveni si dhe Ambasada e Kosovës në Slloveni, shkruan AlbanianEducation.net.
Organizatorët ftojnë të gjithë prindërit shqiptarë që dëshirojnë t’u mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe, të paraqiten çdo të shtunë në orën 10:00, në ambientet e Shoqatës “Migjeni”, në adresën Celovška 177, Lubjanë.
Njoftimi i plotë:
Hapet në Lubjanë shkolla shqipe.
Kemi kënaqësinë që t’ju lajmërojmë se, prej angazhimit të Shoqatës Shqiptare Migjeni dhe nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës, hapet shkolla shqipe në Lubjanë.
Me këtë rast ftojmë çdo prind shqiptar që kërkon t’ua mësojë gjuhën e bukur shqipe fëmijëve të tyre të kontaktojnë në numrin e telefonit:
-041550944
-ose të paraqiten çdo të shtunë në orën 10:00 në ambientet e Shoqatës Migjeni në Celovška 177.
Mësimi i gjuhës shqipe është falas dhe për këtë falënderojmë edhe një herë Shoqatën Migjeni për përfshirjen.
Gjuha është vlera dhe rrënja më e rëndësishme e kombit tonë.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e shkollës shqipe.🇦🇱🇸🇮