E hënë, 16 Shtator, 2024

Hapet shkolla shqipe në Koblenz të Gjermanisë

- Advertisement1-

Është hapur shkolla fillore në Rübenach, Koblenz, e cila ofron mësim plotësues në gjuhën shqipe për nxënësit e klasave 1-4.

Kjo shkollë konsiderohet ndër më të mëdhat në qytetin Koblenz.

- Advertisement -

Bleona Laha-Sadrija do të jetë mësuesja e parë shqiptare e angazhuar në këtë shkollë për fëmijët e klasave të ulëta që ofrojnë mësim plotësues në gjuhën shqipe.

Drejtori i shkollës, David Janser dhe zv.drejtoresha,  Annike Löhndorf, mirëpriten hapjen e kësaj paraleleje.

Në këtë ngjarje mori pjesë Konsulli i Përgjithshëm, Gëzim Gashi, i cili dhuroi librat si dhe i ofroi mbështetje në drejtim te sensibilizimit të prindërve për regjistrim të femijëve nëpër shkolla.

Përkushtimi i lartë nga ana e institucioneve gjermane për hapjen e kësaj shkolle u dëshmua me pjesëmarrjen e Presidentit të ADD për Landin Rheinland Pfalz, z.Thomas Linnertz, si dhe Përgjegjëses për Mësim Plotësues për Landin Rheinland Pfalz, znj. Patricia Schon Ohnesorge.

Hapjen e kësaj shkolle e kanë ndihmuar po ashtu një grup afaristësh dhe aktivistësh shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në qytetin Koblenz.

Edhe mediat lokale elektronike dhe të shkruara i kushtuan një vëmendje të veçantë kësaj ngjarjeje.

- Advertisement -rrrrrrr

📢Ftohen prindërit shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë shkollë. Kostoja e mësimit plotësues në gjuhën shqipe mbulohet tërësisht nga institucionet gjermane.

Në këtë shkollë do të gjeni atmosferë shumë miqësore.

Adresa e shkollës:

Grundschule Rübenach

Am Mühlenteich 15

56072 Koblenz

/albinfo.ch

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Kujtimet e shkollës kurrë nuk do të zbehen…”

“Kujtimet e shkollës kurrë nuk do të zbehen...” "Çdo herë do të ktheheni në kujtimet...

Kompania Pestova gëzon nxënësit në Poçestë të Pejës me rastin e vitit të ri shkollor, ju dërgon VIPA Chips

Nxënësit e klasës të parë dhe parafillor të shkollës “Pjetër Budi” në fshatin Poçestë...

Nxënësit me rezultate të shkëlqyera, mësuesja tregon sekretin: Ku ka zhurmë, punohet

Adelina Kraja është mësuese e arsimit fillor, e cila prej vitesh ndjek një metodë...

Kurti nga përurimi i shkollës në Kamenicë: Investimi është mbi 1 milion euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në përurimin e investimeve...