Hapet shkolla shqipe “ILIRIA” në Walthamstow të Londrës

- Advertisement -

Është hapur shkolla shqipe “ILIRIA” në Walthamstow, Londër. Në hapjen e saj ka marrë pjesë zëvendësshefi i Misionit, të Kosovës në Britani të Madhe, Vlorat Gashi, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Gjatë këtij eventi, Gashi mbajti një fjalim të shkurtër, ku theksoi rëndësinë e shkollave shqipe në Mbretërinë e Bashkuar.

- Advertisement -

Ai u shpreh se përmes mësimit të gjuhës shqipe, ne ruajmë identitetin dhe kulturën tonë, duke e siguruar kështu lidhjen e brezave të rinj me trashëgiminë tonë, e cila është e ardhmja jonë.

Nga ana e saj, themeluesja e shkollës, Djana Kociaj, falënderoi Ambasadën e Republikës së Kosovës për ndihmën e dhënë në furnizimin me libra, falë së cilës u mundësua që fëmijët e kësaj shkolle të fillojnë mësimin.

FB IMG 1736783064489 FB IMG 1736783073506 FB IMG 1736783068545

- Advertisement -

FB IMG 1736783075837