Hapet shkolla shqipe “Migjeni” në qytetin Fano të Italisë – me 50 nxënës dhe 6 mësuese

- Advertisement -

Në qytetin Fano në Marche të Italisë falë Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë të Italisë në bashkëpunim me shoqatën “Ilirjanët” dhe të gjithë komunitetit shqiptar u bë e mundur çelja e shkollës së parë të gjuhës shqipe.

Në shkollën e cila u pagëzua me emrin “Migjeni” aktualisht janë regjistruar mbi 50 nxënës të cilëve do tu mësojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare gjashtë mësuese të diplomuara në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër.

- Advertisement -

Një nismë kjo që synon ata që vijnë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, shtetet ku gjuha ballkanike është shumicë. Një identitet i përbashkët përtej flamujve. Në rajonin e Marche ka pothuajse 20,000 banorë, mbi 15 për qind e popullsisë së huaj në rajon.

Brezi i dytë dhe i tretë i shqiptarëve, 32 vjet pas kulmit të migrimit nga Ballkani, e përjetojnë këtë identitet të dyfishtë si thesar dhe rizbulimi i gjuhës së tyre është një mundësi pasurimi, shkruan diasporashqiptare.

- Advertisement -

Të pranishëm në këtë ditë feste për komunitetin shqiptar në Fano ishin kryebashkiaku i qytetit z. Massimo Seri bashkë me këshilltarët e Arsimit dhe Kulturës, Konsullata e Shqipërisë në Milano përfaqësohej nga Oficerja e Diasporës znj. Luljeta Çobanaj, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut përfaqësohej nga Ambasadori i saj z. Vesel Memedi,Ambasada e Republikës së Kosovës përfaqësohej nga diplomati z. Kushtrim Kokollari, ndërsa Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Itali përfaqësohej nga Kryetarja e saj Ariana Kosova Hoxha.