Hapet shkolla shqipe “Iliriada” në Sint Niklaas të Belgjikës

- Advertisement -

Është hapur shkolla shqipe “Iliriada” në Sint Niklaas të Blegjikës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ismet Ademi, kryetar i Shoqatës “Iliriada Vlaanderen”, ka ftuar prindërit t’i regjistrojnë fëmijët e tyre, pasi qëllimi është që fëmijët shqiotarë të mos e humbasin gjuhën, kulturën dhe traditat kombëtare.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

U HAP SHKOLLA SHQIPE “ILIRIADA” NË SINT NIKLAAS 📚👫

Të dashur bashkatdhetarë të qytetit Sint Niklaas,

- Advertisement -

Më 9 nëntor 2025, u hap me shumë krenari Shkolla e parë shqipe “Iliriada” në kuadër të mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Kjo është një ngjarje historike për komunitetin tonë shqiptar në Belgjikë!

Në këtë ditë të veçantë patëm nderin të kemi të pranishëm personalitete të rëndësishme nga jeta komunale dhe nga të dy shtetet shqiptare.

Në emrin tim dhe në emër të Shoqatës “Iliriada”, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e thellë për:

• Z. Lieven Dehandschutter, Kryetar i Prefekturës (Komunës) së Sint Niklaas;

• Znj. Albana Dautllari, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës;

• Z. Miftar Kryeziu, Konsull i Republikës së Kosovës;

• Znj. Adelheid Van Hauwermeiren, Drejtoreshë e Arsimit pranë Komunës së Sint Niklaas;

• Znj. Leona Fetahi, sportiste e xhudos dhe boksit, kampione dhe nënkampione në shumë gara, vetëm 15-vjeçare – shembull frymëzimi për të rinjtë tanë.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë përfaqësuesit e jetës politike, kulturore dhe për të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Sint Niklaas dhe rrethina, të cilët morën pjesë dhe përkrahën këtë ngjarje të madhe.

Falënderime të posaçme për:

• Znj. Qendresa Tahirsylaj, Nënkryetare e Shoqatës dhe përgjegjëse për arsimin;

• Znj. Blerina Kamberi, Anëtare e përgjithshme e Shoqatës.

Këto dy zonja, me përkushtim dhe punë të palodhur, e bënë të mundur hapjen e Shkollës Shqipe “Iliriada” në qytetin tonë.

Gjithashtu, në këtë rrugëtim tonin na është bashkuar edhe gazetarja e mirënjohur nga Sint Niklaas, znj. Arbnora Breznica, e cila tashmë është bërë anëtare e përgjithshme e kryesisë dhe pjesë e stafit udhëheqës të “Iliriadës”.

Të dashur bashkatdhetarë,

Ju ftojmë përzemërsisht të regjistroni fëmijët tuaj dhe të mbështesni këtë nismë fisnike.

Qëllimi ynë i përbashkët është që fëmijët tanë të mos e humbasin gjuhën, kulturën dhe traditat tona kombëtare.

Ejani dhe bashkohuni me familjen e madhe shqiptare “Iliriada” në Belgjikë –
për gjuhën, kulturën dhe dashurinë për atdheun.

Me respekt,
Ismet Ademi
Kryetar i Shoqatës “Iliriada Vlaanderen”