E martë, 25 Shkurt, 2025

Hapet shkolla për mësim plotësues në gjuhën shqipe në Hanau të Gjermanisë

- Advertisement1-

Nga dje në Otto Hahn Schule në qytetin Hanau të Gjermanisë do të ofrohet mësim plotësues në gjuhën shqipe.

Në ceremoninë e hapjes, të organizuar nga Këshilli inicues i shkollës shqipe në kuadër të këtij qyteti, të kryesuar nga Kenada Avdiji, ishin të pranishëm përfaqësues institucionesh, prindër të nxënësve, veprimtarë dhe intelektualë nga diaspora shqiptare si dhe një numër i madh i bashkatdhetarëve.

- Advertisement -

Përkrahja e lartë për hapjen e kësaj shkolle nga ana e institucioneve vendore u dëshmua me prezencën e Kryetarit të Qytetit Hanau, Dr. Maximilian Bieri, drejtoreshës së shkollës, Susan Stein dhe kryetarit të Këshillit për Komunitete, Ajdin Talic.

Në këtë ngjarje mori pjesë Konsulli i Përgjithshëm, Gëzim Gashi, i cili dhuroi librat si dhe i ofroi mbështetje në drejtim të sensibilizimit të prindërve për regjistrim të femijëve të tyre në shkolla.

Mësimi do të zhvillohet në dy klasë, ndërsa në ambientet e kësaj shkolle mbretëron një atmosferë miqësore.

📢Ftohen prindërit shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë shkollë.

Adresa e shkollës:

Kastanienallee 69

- Advertisement -rrrrrrr

63454 Hanau

/albinfo.ch.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...