Hapet shkolla e parë shqipe në Firence

- Advertisement -

Për herë të parë në 35 vite emigracion në Firence është hapur shkolla shqipe ku gjuha shqipe mësohet falas për të gjithë fëmijët 5-15 vjeç.

Shoqata kulturore shqiptare “Adriatiku”, e krijuar rishtas në Firence dhe e shtrirë në të gjithë Toskanën hapi shkollën shqipe në qytetin e kulturës e humanizmit.

- Advertisement -

Në Firence, numri i shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nënshtetas italianë apo rezidentë, është i konsiderueshëm në raport me popullsinë vendase. Siç është kontributi i tyre në jetën e qytetit dhe përditshmërinë e tij.

Shtatë mësuese të shqipes, me përvojë në mësimdhënie në Shqipëri e Itali, zhvillojnë mësimin e gjuhës e kulturës shqipe me fëmijët me origjinë shqiptare të lindur në Itali, që duan të njihen me gjuhën e prejardhjes e jo vetëm, si element identitar e pasurues i dimensionit të tyre si nënshtetas a rezidentë italianë.

Njohja dhe shkëmbimi i mendësive në një Firence të hapur multikulturore është një nga qëllimet e shoqatës dhe ky hap i parë i krijimit të shkollës shqipe, si bërthamë e qendrës së gjuhës e kulturës shqipe nesër, është i rëndësishëm.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë mund ta lexoni në Diasporashqiptare.al