Është hapur shkolla e dytë shqipe në Manchester të Anglisë.
Ambasada e Kosovës në Londër bëri të ditur se do të vazhdojë të mbështesë projekte që promovojnë mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, si përmes pjesëmarrjes institucionale, ashtu edhe përmes kontributit me tekste dhe materiale mësimore, shkruan AlbanianEducation.net.
Në Manchester më 29 Mars, u shënua hapja e shkollës së dytë shqipe, një moment i rëndësishëm për komunitetin.
Në këtë ngjarje mori pjesë Zv. Konsulli i Ambasadës së Kosovës në Londër, Ilir Bytyqi.
Me pjesëmarrjen e Këshilltarit lokal dhe përfaqësuesve tjerë zyrtar të Manchesterit gjatë fjalës së tij z.Bytyqi përgëzoi këtë iniciativë të qëlluar, duke shprehur mirënjohje për prindërit që angazhohen për edukimin e fëmijëve të tyre në gjuhën shqipe.
Njëkohësisht, ai inkurajoi komunitetin që të jetë edhe më aktiv në mbështetjen e aktiviteteve të tilla.
Ambasada e Kosovës në Londër do të vazhdojë të mbështesë projekte që promovojnë mësimin e gjuhës shqipe, si përmes pjesëmarrjes së përfaqësuesve të saj, ashtu edhe duke kontribuar me tekste mësimore.