E diel, 23 Shkurt, 2025

Hapet shkolla e dytë për mësim plotësues në gjuhën shqipe në Offenbach të Gjermanisë

- Advertisement1-

Krahas shkollës ekzistuese Albert Schweizer Schule, e cila suksesshëm vazhdon punën e saj, në qytetin Offenbach u hap shkolla e dytë shqipe, pra në Mathildeschule.

Në ceremoninë e hapjes, të organizuar nga Këshilli i prindërve, së bashku me mësuesen Rejhane Dubova, ishte i pranishëm Konsulli i Përgjithshëm, Gëzim Gashi, i cili shprehu përkrahjen institucionale për shkollën shqipe.

- Advertisement -

Drejtoresha e shkollës, Saliha Dahab, e pranishme në këtë ceremoni, u shpreh e lumtur që kjo shkollë do t’u mundësojë fëmijëve shqiptarë mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Njoftohen prindërit shqiptarë që gravitojnë në Offenbach dhe rrethinë, që tashmë krahas shkollës Albert Schweizer Schule, në varësi të distancës gjeografike, do të kenë mundësi alternative që fëmijët e tyre të vijojnë mësimin plotësues edhe në shkollën Mathildeschule, që gjendet në adresën si në vijim:

Mathildeschule

Mathildenstraße 30,

63065 Offenbach am Main

/Albinfo.ch.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....