Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe në Vjenë – afati deri më 31 mars

- Advertisement -

Prindërit shqiptarë që jetojnë në Austri kanë mundësinë të regjistrojnë fëmijët e tyre në mësimin e gjuhës shqipe për vitin shkollor 2025/2026 në shkollat publike austriake. Regjistrimet janë tashmë të hapura dhe do të zgjasin deri më 31 mars.

- paragrafi 1 -

Për të përfshirë fëmijët në këtë program, prindërit duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë formularin e regjistrimit, i cili është i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe gjermane. Formulari duhet të vuloset në shkollën ku fëmija ndjek mësimet dhe më pas të dorëzohet pranë mësuesve të gjuhës shqipe.

- Advertisement -

Mësimi në gjuhën shqipe në Vjenë është një mundësi e rëndësishme për të ruajtur dhe forcuar identitetin kombëtar të brezave të rinj. Për më shumë informacion mbi vendndodhjen dhe organizimin e orëve mësimore, prindërit mund të kontaktojnë organizatorët nëpërmjet mesazheve private në “Messenger”.