Hapet programi i parë dygjuhësh shqip–anglisht në Nju-Jork

- Advertisement -

Një moment historik për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara do të shënohet sot, të enjten, më 25 shtator 2025, me hapjen solemne të programit të parë dygjuhësh shqip–anglisht në shkollën PS/MS 108 në Bronx, Nju-Jork.

- paragrafi 1 -

Ky program i ri u ofron nxënësve mundësinë që të mësojnë në të dyja gjuhët, duke kombinuar suksesin akademik me ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë gjuhësore e kulturore shqiptare.

- Advertisement -

Ceremonia e hapjes do të mbahet në orën 09:00 të mëngjesit, në adresën 1166 Neill Ave, Bronx, NY 10461.

Regjistrimi për pjesëmarrje është i hapur, por vendet janë të kufizuara. Të interesuarit mund të konfirmojnë pjesëmarrjen duke plotësuar formularin online: forms.gle/th2bkTaHAWm1ohUs8.

Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekjet për të forcuar identitetin kulturor të brezave të rinj shqiptarë në diasporë dhe për të ngritur më tej profilin e gjuhës shqipe në sistemin arsimor amerikan./Albinfo.ch

- Advertisement -