E enjte, 21 Nëntor, 2024

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës

- Advertisement1-

Shkollave shqipe në Zvicër, në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” i shtohet edhe një pikë shkollore.

Pasi një angazhimi dhe përkushtimi të veçantë të koordinatorit të shkollave shqipe, Dr. Vaxhid Sejdiu, në bashkëpunim me prindërit, shkolla shqipe hap dyert për fëmijët e këtij rajoni edhe në Rorschach të Zvicrës.

- Advertisement -

E mërkurë, datë 13 nëntor 2024, Shkolla Shqipe në Rorschach hap dyert edhe për fëmijët e qytetit Rorschach dhe Rorschaherberg, me qëllim që edhe ata, si bashkëmoshatarët e tyre të vijojnë me rregull mësimet në gjuhën amtare.

Ky lajm jo vetëm që gëzoi fëmijët, të cilët kishin ardhur së bashku me prindërit e tyre për t`u regjistruar në shkollën shqipe, por edhe prindërit ndiheshin të lumtur se pas shumë viteve tani më edhe në këtë pjesë të Zvicrës mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

Nxënësit Auloni, Eniani, Kiani, Enea, Amini, Medina, Riani, Inara, Tuana, Altina, të cilët erdhën në orën e parë dhe të tjerët, të cilët do t`u bashkëngjiten ditët në vazhdim, apelojnë te të gjithë prindërit shqiptarë që edhe ata t`i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe, sepse
vetëm në këtë mënyrë mund ta ruajmë gjuhën amtare te gjeneratat e reja.

Sipas fjalëve të njërit nga veprimtarët e arsimit shqip në këtë pjesë të Zvicrës, z. Sabin Gjoni, pritet edhe ditët në vazhdim të vijnë fëmijë të tjerë për të qenë pjesë e këtyre orëve mësimore.

Në mesin e më të lumturve këtë të mërkurë ishte pa dyshim mësuese Jehona Shala, e cila e emocionuar na drejtohet me fjalët se ora e parë mësimore nuk ishte edhe aq e lehtë, edhe pse kaloi me emocione të veçanta nga ana e nxënësve.

- Advertisement -rrrrrrr

Buzëqeshja e tyre, përpjekjet e tyre për t`i shqiptuar dhe shkruar sa më mirë fjalët shqipe ishin tepër të veçanta, sepse kemi të bëjmë me nxënës, të cilët për herë të parë ulen në bankat shkollore për të mësuar shkronjat e gjuhës shqipe, për të mësuar fjalët dhe për t`i shkruar ato në mënyrë të saktë.

Vlen të përmendet se nxënësit e përjetuan këtë fillim të mësimit në gjuhën shqipe me një dashuri të veçantë, sepse shumicën e fjalëve që i dëgjonin i kishin dëgjuar edhe më herët, por jo në këtë mënyrë. Shkronjat e shqipes dhe veçanërisht bashkëtingëlloret jepnin një ndjenjë ndryshe te fëmijët.

Pasiguria ndaj tyre dhe shpeshherë gabimet gjatë shqiptimit të fjalëve apo shkronjave e mbushnin klasën me plot gaz, kurse në anën tjetër, mësuesja i motivonte ata që
shumë shpejt do t`i mësojnë, por nevojitet pak më tepër punë dhe kujdes.

Shkollës shqipe në Rorschach të Zvicrës, mësueses dhe nxënësve u dëshiron shumë suksese duke apeluar te të gjithë mërgimtarët në këtë rajon që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në shkollën shqipe. Mësimi zhvillohet çdo të mërkurë, nga ora 13:30 – 15:15 dhe grupi i dytë që pritet të organizohet nga ora 15:15 – 17:00. Për çdo paqartësi të interesuarit mund të paraqiten në telefonin kujdestar 076 321 26 94.

Suksese nxënës!

Sektori për informim

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Çifti nga Kosova diplomojnë bashkë në Universitetin e Vjenës

Vazhdojnë histori suksesi të studentëve kosovarë në universitete prestigjioze në botë. Çifti nga Kosova diplomojnë...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar, prindërit me lot në sy protestojnë te shkolla “Fan Noli”

Ka nisur protesta e paralajmëruar pas vrasjes të 14-vjeçarit Martin.C nga bashkëmoshatari i tij...

Nga Ilmi Tahiri: Në fërfëllëzë dhe dëborë, kështu punoja për kombin tonë

Mua më ndoqën vite stinorë Fërfëllizë dhe dëborë, na ndoqi rrugës për në shkollë, të ngrira këmbë...

Mësimdhënësi nga Podujeva kujton kohën kur as bora e madhe nuk e ndalonte të shkonte këmbë në shkollë

Mësimdhënësi Ilmi Tahiri ka kujtuar si në vitin 2015 udhëtonte këmbë për në paralelen...