Të shtunën me datë 17 shkurt 2024 Shkolla Shqipe hapi dyert edhe në Amrisvil të Kantonit të Turgaut, duke iu mundësuar fëmijëve shqiptarë të këtij vendbanimi të vijojnë mësimet në gjuhën amtare, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë mësuesi Vaxhid Sejdiu, i cili qe 30 – vjet është në shërbim të organizimit të mësimit plotësues në Zvicër.
Postimi i tij:
Hapet pika shkollore në Amrisvil të Kantonit të Turgaut!
Nxënësit: Luela Shala, Ayana Kamberi, Elina Aliu, Elsa Kamberi, Leard Alili, Ayad Kamberi, Elias Aliu, Jasin Aliu, Kanita Saiti, Elsa Jusufi, Aida Jusufi, Azra Eljezi, Emin Memedi, Anisa Fejzi, Asja Eljezi, Zejnep Memedi dhe Beyan Fejziu të cilët erdhën në orën e parë të mësimit ishin të gëzuar, se më në fund po fillonin me mësimet në gjuhën shqipe.