E diel, 19 Janar, 2025

Hapet pika shkollore e gjuhës shqipe në Kaufbeuren të Bavarisë

- Advertisement1-

Të shtunën në prani të nxënësve, prindërve dhe bashkëkombësve, të Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës Afrim Nura, të kryetarit të LAPSh-it Milazim Ukaj, të kryetarit të Këshillit të Prindërve Arif Arifi dhe të kryetarit të shoqatës “Iliria” në Mynih,  Naser Syla në mënyrë festive u bë hapja e shkollës shqipe me mësim plotësues, në shkollën Beethovenschule në Kaufbeuren të Bavarisë-Gjermani, me mësimdhënësen Eva Krypca.

Po ashtu hapjen e kësaj pike shkollore e përshëndeti edhe konsulli i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Arten Hanku, i cili nuk pat mundësi të jetë i pranishëm.

- Advertisement -

Ajo që i dha frymë këtij manifestimi ishte prania e nxënësve, me buzëqeshjen e tyre dhe prerja e tortës, me logon e LAPSh-it, që me ëmbëlsi e dashuri ta zhvillojnë mësimin plotësues në gjuhën amtare, çdo të premte nga ora 14:30 deri në 16:30, në adresën: Gartenzwerg 22, 87600 Kaufbeuren.

LAPSH-i pas një angazhimi dhe bashkëpunimi të ngushtë me prindërit dhe me përkrahjen e shoqatës “Iliria” dhe, të dy Konsullatave tona shqiptare në Mynih, arriti misionin e saj, për hapjen e kësaj pike shkollore.

Po ashtu ju bënë thirrje të gjithë bashkëkombësve, prindërve që i kanë fëmijët për shkollë, krahas shkollës së rregullt t’i dërgojnë fëmijët e tyre edhe në shkollën shqipe, për ta ruajtur gjuhën amtare. Sepse përpos që ruan gjuhën amtare, përmes saja ruan kulturën, traditën dhe indintitetin kombëtarë.

Të pranishmit i përshëndeti Konsulli dhe kryetari i Këshillit të Prindërve Arif Arifi, i cili ndër të tjera ju uroj një fillim të mbarë nxënësve dhe mësueses Evë dhe së bashku bënë shpërndarjen e teksteve shkollore, për nxënësit të cilët do ta vijojnë mësimin plotësues në gjuhën amtare, e që falas janë dhuratë nga atdheu.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...