E premte, 20 Shtator, 2024

Hapet një shkollë shqipe në Greqi

- Advertisement1-

Fëmijët e komunitetit shqiptar në Halkidha të Evias në Greqi nga sot e tutje do të kenë një shkollë për mësimin e gjuhës shqipe.

Hapja e këtij kursi u realizua falë përpjekjeve të vazhdueshmre të znj. Shpresa Rajta, Drejtuese e Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë në Evia dhe anëtarëve të saj, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë midis shoqatës, Ambasadës dhe pushtetit vendor.

- Advertisement -

Pjesë e ceremonisë së hapjes ishte edhe Ambasadorja e RSh-së në Athinë, znj. Luela Hajdaraga së bashku me Oficeren Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj.

Të pranishëm gjithashtu në këtë ceremoni ishin Drejtoresha e Liceut të Përgjithshëm grek ku do të zhvillohet mësimi plotësues i gjuhës shqipe, znj. Maria Mattheu, Kryetari i Komunitetit Shqiptar në Greqi, z. Ermal Sulaj, Kryetari i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, z. Pierin Lleshi, Kryetarë dhe anëtarë të shquar të komunitetit, prindër, nxënës, të cilët dhanë mbështetjen e tyre për këtë aktivitet.

Aktiviteti u përshëndet nga Ambasadorja znj. Hajdaraga, e cila pasi përgëzoi shoqatën për këtë iniciativë, vuri në dukje se ruajtja dhe promovimi i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare përbën prioritet të rëndësishëm për Ambasadën, ndërsa theksoi se e drejta e të mësuarit gjuhën amtare është detyrë jo vetëm e mjedisit familjar dhe atij shkollor, por gjithashtu detyrë e vendit amë dhe shtetit pritës.

Mësimdhënia e gjuhës shqipe në Halkidha do të zhvillohet çdo të dielë, ora 10:00 – 12:00. Për më tepër informacion, të interesuarit mund të kontaktojnë Shoqatën e Emigrantëve Shqiptarë në Evia në linkun https://ëëë.facebook.com/shoqataevias.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...