E martë, 15 Tetor, 2024

Hapet një klasë e gjuhës shqipe në Trübach të Kantonit të St. Gallenit në Zvicër

- Advertisement1-

Shkollave shqipe në Zvicër i bashkëngjitet edhe pika shkollore në Trübbach (Trybah) të Kantonit të St. Gallenit, e cila të mërkurën e kaluar hapi dyert për fëmijët shqiptarë të këtij vendbanimi.

Shkruan: Vaxhid Sejdiu

- Advertisement -

Në vazhdën e përpjekjeve për të përfshirë sa më shumë fëmijë shqiptarë në gjirin e shkollave shqipe në mbarë Zvicrën, të mërkurën e kaluar hapi dyert për fëmijët shqiptarë edhe pika shkollore në Trübbach (Trybah) të Kantonit të St. Gallenit, e cila iu mundëson fëmijëve të këtij vendbanimi që t`i ndjekin me rregull orët mësimore në gjuhën shqipe.

Një ndjenjë e veçantë, Nxënëset Lorina, Anika, Aliyah, Dilara gjatë orës mësimore në gjuhën shqipe në Trübach

Fakt është se tani më prindërit shqiptarë në Zvicër gjithnjë e më tepër po interesohen që fëmijët e tyre t`i ndjekin mësimet në gjuhën shqipe me qëllim që, ata, ta ruajnë dhe ta mësojnë gjuhën amtare, si një nga obligimet e rëndësishme të mërgimtarëve shqiptarë. Një gjë të tillë me theks të veçantë e këshillojnë edhe institucionet zvicerane si dhe mësuesit dhe drejtuesit e shkollave publike në Zvicër.

Se sa e rëndësishme është gjuha amtare nuk ka nevojë të flasim apo të shkruajmë shumë, por duhet më shumë të veprojmë me qëllim që fëmijët shqiptarë, të cilët lindin dhe rriten larg atdheut t’i orientojmë drejt pikave shkollore. Një gjë të tillë kanë bërë edhe prindërit të cilët banojnë në fshatin Trübach (Trybah) të Kantonit të St. Galenit së bashku me kryetarin e L.A.P.Sh. të Kantonit të St. Gallenit z. Mehemtali Sherifin duke u angazhuar në shërbim të organizimit sa më të mirë të kësaj pike shkollore. Vlen të përmendet se më herët disa prej nxënësve i kanë vijuar mësimet në gjuhën shqipe disa kilometra larg në vendbanimet e afërta në Mels apo Sargans.

Fillimisht ishin disa nxënës të cilët u regjistruan në këtë pikë shkollore, kurse tani për hir të shtimit të numrit të nxënësve mësimi zhvillohet në dy grupe, çdo të mërkure, nga ora 13:15 – 15:15 dhe grupi i dytë 15:30-17:15. Nxënesit e shkollës shqipe: Ditmiri, Agoni, Valdeti, Vlera, Leoni, Arioni, Eliona, Dorioni, Dilara, Anika, Aliyahi, Ledioni, Leandra, Trimi, Lorina, Dijari, Ajana…. ju bëjnë thirrje edhebashkëmoshatarëve të tyre t`iu bashkëngjitën në orët mësimore të gjuhës shqipe.

- Advertisement -rrrrrrr

© Portali Shkollor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Astrit Bytyqi” në Ferizaj mban diskutim me Policinë e Kosovës për parandalimin e dukurive negative

Në shkollën "Astrit Bytyqi" në Ferizaj diskutim sensibilizues për parandalimin e dukurive negative, ku...

Kryetari i Skenderajt: Nga mungesa e buxhetit, sektori i Arsimit këta dy muaj do jetë pa paga

Kryetari i Skenderaj Fadil Nura ka treguar për problemt të cilat po përballet Skenderaj. Tutje...

Mësimdhënësit pa rritje page këtë fundvit: Po, më 2025 do ketë?

Kryeministri Albin Kurti më 7 tetor në konferencën për media u pyet nëse do...

“Heroi im që më frymëzon”, ese nga nxënësja Aida Dede

Mesazhi i esesë së nxënëses nga Korça, Aida Dede, qëndron te vlerësimi i heronjve...