Hapet në Gjakovë qendra moderne për trajtimin e autizmit ‘Spektri’

- Advertisement5 -

Një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kujdesit dhe përfshirjes së fëmijëve me autizëm është shënuar me hapjen solemne të qendrës “Spektri” në Gjakovë.

- paragrafi 1 -

Kjo qendër, e konsideruar ndër më modernet në Kosovë në fushën e trajtimit të çrregullimeve të spektrit të autizmit, sjell një qasje të re duke kombinuar teknologjinë bashkëkohore me shërbime profesionale të specializuara.

- Advertisement - M1

Për herë të parë në vend, familjet do të kenë qasje në trajtime gjithëpërfshirëse që synojnë zhvillimin dhe integrimin sa më të mirë të fëmijëve me autizëm.

Qendra “Spektri” është ndërtuar me misionin për të ofruar jo vetëm terapi dhe mbështetje profesionale, por edhe një ambient të ngrohtë dhe motivues për fëmijët dhe familjet e tyre.

Përmes metodave moderne dhe stafit të trajnuar, synohet të krijohet një standard i ri në trajtimin dhe edukimin e kësaj kategorie.

- Advertisement - m2

Aty ofrojnë shërbime psikolog, pedagog, logoped, fizioterapeut si dhe ofrohet edhe shërbimi i hidroterapisë.

748e1846 8a27 4003 a473 daf6cde6bc81