Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për afatin plotësues të regjistrimit të studentëve për vitin akademik 2025/’26.
Sipas konkursit, në nivelin e studimeve bachelor është paraparë pranimi i 2130 studentëve, ndërsa në nivelin master planifikohet të pranohen 1093 studentë.
Aplikimi për konkursin plotësues të nivelit bachelor bëhet në platformën http://apliko.uni-pr.edu duke nisur sot më 3 shtator 2025, në orën 14:00. Konkursi do të jetë i hapur deri më 10 shtator 2025, në orën 16:00.
Aplikimin për studimet master mund ta bëni në të njëjtën platformë prej orës 14;00 të 3 shtatorit 2025, duke zgjedhur këtë nivel studimi. Edhe konkursi për nivelin master zgjat deri më 10 shtator.
Provimet pranuese të afatit plotësues në të dy nivelet e studimit do të zhvillohen më 11 dhe 12 shtator 2025, ndërsa rezultatet preliminare të tyre do të shpallen më së voni më 14 shtator 2025 në orën 16:00.
Detajet e konkurseve bachelor e master dhe fakultetet ku ka ende mundësi pranimi e vende të lira, mund t’i gjeni në vegëzat në vijim:
Programet e studimit të ofruara nga UP-ja mbulojnë fusha të ndryshme studimi dhe janë të ndërtuara për të përgatitur studentët për sfidat e tregut të punës, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për zhvillim profesional dhe personal.
Universiteti i Prishtinës synon të krijojë një ambient të favorshëm akademik, ku studentët mund të rriten në aspektin intelektual dhe të arrijnë objektivat e tyre në karrierë.
Ky universitet është më i vjetri, më i madhi dhe më i suksesshmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë dhe i rendituri më së larti në platformat e njohura ndërkombëtare nga të gjitha universitetet e hapësirave ku jetojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.