E diel, 23 Shkurt, 2025

Hapet klasa e re shqipe në Herrliberg të Cyrihut

- Advertisement1-

Të premten me datën 25 Shtator 2020 në Shkollën Herrliberg të Kantonit të Cyrihut u hap edhe një klasë e shkollës shqipe.

“Ky është lajm i gëzueshëm për fëmijët e këtij vendbanimi dhe fshatrat për rreth, me qëllim që edhe ata të kenë mundësinë të mësojnë në gjuhën amtare.”, thuhet në njoftimin e Shkollës Shqipe, përcjell albinfo.ch.

- Advertisement -

“Në hapjen e shkollës shqipe përveç mësueses Lenditë Alidema – Kokollari morën pjesë, edhe  prindërit si dhe vetë koordinatori i shkollave shqipe në Zvicër z. Vaxhid Sejdiu. Pas një prezantimi të shkurtër të mësueses Lenditë Alidema – Kokollari, dhe prezantimit të nxënësve filloi një bashkëbisedim me prindërit e kësaj ane të Liqenit të Cyrihut me qëllim që shkolla Shqipe në këtë vendbanim të organizohet sa më mirë.”, thuhet më tutje në njoftim, përcjell albinfo.ch, dhe bëhet e ditur se nxënësit kanë pranuar edhe tekstet shkollore të cilat tekste u pranuan para disa ditës në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, të dërguara nga ana e Qendrës së Botimeve për Diasporën.

Mësimi në këtë klasë të shkollës shqipe zhvillohet çdo të premte, edhe atë nga grupi i parë nga ora 15:30-17:00 dhe grupi i dytë 17:00-18:30.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...