Hapet klasa e re e “Shkollës Shqipe” në Heerbrugg të kantonit të St. Gallen

- Advertisement -

Me shumë gëzim njoftojmë hapjen e klasës së re të “Shkollës Shqipe” në objektin shkollor Blattacker – Heerbrugg, të Kantonit të St. Gallenit, e cila nga sot mirëpret fëmijët shqiptarë për të mësuar gjuhën shqipe.

- paragrafi 1 -

Në këtë klasë u regjistruan nxënësit e parë: Jara, Amina, Plisi, Gegë, Hana, Alena, Ubejdi, Abazi, Noari, Mejremi, të cilët të emocionuar dhe të buzëqeshur filluan udhëtimin e tyre drejt njohjes sa më të mirë të gjuhës amtare.

- Advertisement -

Mësimin e udhëheq mësuesja Njomza Maliqi, e cila shprehet me mirënjohje dhe emocion:

“Jam e lumtur që sot po e jetoj profesionin e ëndrrave të mia. Të jem mësuese e gjuhës shqipe në diasporë është nder dhe përgjegjësi e madhe. Çdo buzëqeshje e fëmijëve është motivim për të vazhduar me dashuri dhe përkushtim këtë rrugëtim. Ndihem me fat që jam në mesin e tyre.”

- Advertisement -

Duart e këtyre fëmijëve mbi abetaren e gjuhës shqipe simbolizojnë forcën dhe gatishmërinë për ta mësuar dhe për ta ruajtur gjuhën amtare edhe larg Atdheut

Ajo u shpreh gjithashtu mirënjohëse për mbështetjen e dhënë nga bashkëkryetari i shkollave shqipe, profesor Vaxhid Sejdiu, i cili ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në hapjen dhe organizimin e kësaj klase të re, në këtë pjesë të kantonit të St. Gallenit. .

“E falënderoj nga zemra profesor Vaxhidin për përkushtimin dhe ndihmën e tij të çmuar! Mbështetja e tij ka qenë vendimtare që sot të mund të jemi këtu së bashku.”

Orari i mësimit:

E mërkurë

14:30 – 16:00

Heerbrugg – Blattacker

Hapja e kësaj klase përbën një hap të ri në ruajtjen e identitetit tonë kulturor dhe trashëgiminë shqiptare ndër brezat e rinj.

Sepse siç thoshte Naim Frashëri: “Gjuha është drita e shpirtit të një kombi.”