Në qytetin e Schwabach është hapur klasa më e re e LAPSH-it, duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në këtë zonë të Bavarisë.
Klasa do të udhëhiqet nga mësuesja Drita dhe pritet të kontribuojë në rritjen e numrit të nxënësve që ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
Nga Shkolla Shqipe në Bavari u shprehën falënderime për të gjithë ata që, me bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre, mundësuan hapjen e kësaj klase të re. Në përfundim të takimit inaugurues, nxënësit u pajisën me librat shkollorë, duke nisur kështu zyrtarisht rrugëtimin e tyre në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare.
Vlen të theksohet se mësimi do të zhvillohet çdo të premte nga ora 14:00 deri në 15:30.
Klasa do të mbahet në ambientet e Luitpold-Grundschule Schwabach (Schillerplatz 1, 91126 Schwabach)./Albinfo.ch
