Është hapur ekspozita personale e nxënëses Sureje Kastrati në shkollën “Emin Duraku”, në Prishtinë.
Në fjalën e rastit, drejtori i shkollës Visar Osmani theksoi se përkrahja e talenteve të rinj mbetet prioritet i vazhdueshëm, duke nënvizuar se sot nxënësja jonë iu bashkua 230 personaliteteve të ndritura të dala nga kjo shkollë që nga themelimi i saj.
Njoftimi i shkollës:
Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë:
🎨✨ SHKOLLA JONË SHKROI HISTORI! ✨🎨
Javën që shkoi u hap ekspozita personale e nxënëses sonë të talentuar 🌟 Sureje Kastrati, një ngjarje e veçantë që solli emocione, art dhe krenari për të gjithë komunitetin tonë shkollor. 👏
👨👩👧👦 Në këtë ditë madhështore, pranë saj qëndroi me dashuri dhe mbështetje të pakushtëzuar edhe familja e saj, e cila me përkushtim ka qenë shtylla kryesore në rrugëtimin e Surejes drejt suksesit.
Familja është forca e parë që ushqen ëndrrat dhe beson tek talenti, dhe sot krenaria e tyre ishte krenari e të gjithëve. ❤️
🖌️ Me ndihmën profesionale dhe përkushtimin e mësimdhënësve të Artit Figurativ, Adelina Bega dhe Ismet Fazliu, talenti i saj u zhvillua dhe mori formë përmes veprave mbresëlënëse që dëshmojnë punë, pasion dhe kreativitet.
🎤 Në fjalën e rastit, drejtori i shkollës Visar Osmani theksoi se përkrahja e talenteve të rinj mbetet prioritet i vazhdueshëm, duke nënvizuar se sot nxënësja jonë iu bashkua 230 personaliteteve të ndritura të dala nga kjo shkollë që nga themelimi i saj. 🌟
🏆 Kjo ekspozitë nuk ishte vetëm prezantim i punimeve artistike, por një mesazh i fuqishëm se kur bashkohen talenti, familja dhe shkolla — lind suksesi!
🇽🇰 Me krenari themi se jemi shkolla e parë në Republikë që organizon forma të veçanta për stimulimin dhe promovimin e talenteve të reja. Ne besojmë se çdo talent meriton skenën e vet. 💫
👏 Urime Sumeja Kastrati! Ti je krenari për familjen, për shkollën dhe frymëzim për gjeneratat që vijnë. Rruga jote drejt lartësive sapo ka filluar! 🚀✨



