Hapet edhe një klasë e gjuhës shqipe në Mynih të Gjermanisë

- Advertisement5 -

Bëhet e ditur se në Unterschleibheim të Mynihut në Bavari është hapur edhe një klasë e gjuhës shqipe.

- paragrafi 1 -

Në landin e Bavarisë rrugëtimi i hapjeve të shkollave shqipe po bëhen një dukuri pozitive, e cila me një angazhim të madh të kryesisë së LAPSh-it, bashkëkombësve dhe prindërve, ata që e ndien se ruajtja e gjuhës amtare jo vetëm që është obligim kombëtare, por dhe është ndërgjegjeje. Ndërgjegjeje kur ruan vlerat më të çmuar të atdheut,  gjuhën dhe kulturën shqiptare, shqiptarët kudo që janë.

- Advertisement - M1

Me këtë mendësi të ruajtjes së gjuhës, në Mynih të Bavarisë u hap klasa e re në qytetin e Unterschleißheim, në shkollën Michael-Ende-Schule, ku mësimi zhvillohet ditën e enjte, nga ora 15:00 deri në ora 16:30, me mësuesen Lirie Begisholli.

Klasa u hap me buzëqeshjen e nxënësve, që në fytyrat e tyre u shkëlqenin germat e shqipes së bukur, në praninë e prindërve, aktivisteve, të kryetarit Milazim Ukaj, kryetarit të Këshillit të Prindërve, Arif Arifaj dhe të mësueses Lirie Begisholli, ku e pranishme ishte edhe mësuesja Nife Arifi, e cila me kontributin e saj po i jep kuptim shkollës shqipe.

Ajo që i gëzoi shumë prindërit, nxënësit ishte shpërndarja e librave, që përpos dashurisë për shkollën shqipe, sikur fluturonin germat e shqipes nga atdheu dhe na thërrisnin; Gjuhën e shenjtë të perëndisë që e kemi dhuratë të mos e harrojmë, sepse e kemi porosi nga të parët, rilindësit!

- Advertisement - m2

Kjo thirrje  ishte e njëzëshme, që prindërit t’i sjellin fëmijët në “Shkollën Shqipe” dhe falënderuan dy konsullatat shqiptare për përkrahjen e tyre, të cilat dhe bënë furnizimin me tekste shkollore. Po ashtu u falënderuan aktivistët: Ilir Bujupin, Besnik Kelmendin dhe të gjithë prindërit që kontribuuan në hapjen e kësaj klase.