Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se nga sot mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova.
Njoftimin e ka dhënë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Njoftimi i plotë:
Të dashur prindër,
Nga sot mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-Kosova. Sikurse dy vitet e kaluara, mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja.
Këtë vit do të ndajmë nga:
– 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe
materialeve mësimore;
– 80 euro për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore. Tekstet ashtu siç jeni njoftuar në vitin e kaluar do të përdoren nga gjenerata e kaluar sipas Udhëzimit Administrativ Nr.13/2016 Pajisja e nxënësve me tekste shkollore, përdorimi dhe ruajtja e tyre.
Tashmë llogaritë i keni aktive nga vitet e kaluara dhe i gjithë procesi i aplikimit do të jetë shumë i lehtë.
Drejtoritë Komunale të Arsimit janë njoftuar me kohë se çdo aplikim do të verifikohet nga shkollat përkatëse.
Pas verifikimit do të bëhet transferi i mjeteve.
Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5
Suksese dhe qoftë vit i mbarë për fëmijët tanë!