Këshilli i Nxënësve të Gjimnazit “Sami Frashëri” tashmë ka në dispozicion një hapësirë të dedikuar për takime, punëtori dhe aktivitete të ndryshme.
Kjo hapësirë është pajisur me Smart TV, kompjuter, video kamerë, printer dhe mjete të tjera të nevojshme për punë efektive dhe kreative. 💻📷🖨️
Krejt kjo u bë e mundur falë mbështetjes së menaxhmentit të shkollës, i cili vazhdimisht përkrah iniciativat e nxënësve dhe përmirësimin e kushteve të tyre të punës. 🙌