E hënë, 20 Janar, 2025

Hapat e zhvillimit të shkrimit tek fëmijët

- Advertisement1-

Nga Ertiola Lugji, logopede


Logopedia, përveç të tjerash, merret edhe me vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve të shkrimit dhe leximit. Më poshtë kemi paraqitjen e zhvillimit normal të aftësive të të shkruarit. Këto aftësi ndahen në dy periudha kryesore:

- Advertisement -

1.Aftësitë parashkrimore, të cilat marrin këtë emër për faktin që produkti i tyre nuk konsiderohet si shkrim i mirëfilltë i shkronjave, numrave, shenjave të pikësimit, etj.

Mosha 12-18 muaj:
Fëmijët duhet të jenë në gjendje të bëjnë shkarravina, duke mbajtur lapustila ose bojëra uji në dorë. Nuk janë aftësuar akoma që të shkruajnë vetëm në fletë, prandaj “veprat” e tyre mund të gjenden edhe në sipërfaqet e shtëpisë.

Mosha 19-24 muaj:
Të vegjëlit tuaj mund të ndjekin sipër me laps vijëzimet e ndryshme që bëni ju. Këtu janë më të praktikuara: vijat vertikale, horizontale dhe rrathët.

Mosha 2 ½ – 3 vjeç:
Vogëlushët janë të aftë të shkruajnë në fletë pa ndihmë: vijat vertikale, horizontale dhe rrathët.

Mosha 4-5 vjeç:
Fëmija mund të kopjojë plusin, kryqin, katrorin, trekëndëshin. Në këtë moshë, mund të filloni mësimin e shkronjave të emrit. Kjo ndodh pasi, paralelisht me të shkruarin, zhvillohet dhe të lexuarit, duke bërë që fëmija të njohë shkronjat dhe të jetë i gatshëm t’i paraqesë me shkrim.

Mosha 5 vjeç:
I vogli juaj ka të vendosur dominancën e dorës (djathtak, mëngjarash). Kjo do të thotë, që fëmija juaj ka përzgjedhur se cilën dorë do të përdorë për të shkruar në vazhdimësi.

- Advertisement -rrrrrrr

2.Aftësitë e të shkruarit

Mosha 6 vjeç:
Në këtë moshë, fëmija duhet të jetë në gjendje të kopjojë ose shkruajë emrin e tij / saj; të shkruajë shkronjat e alfabetit dhe të diferencojë shkronjë e madhe-e vogël, shtypi-dore.

Mosha 7 vjeç:
Fëmija nuk ngatërron shkronjat e ngjashme grafikisht (p.sh., p / b / d / q); përdor shenjat bazike të pikësimit, si: pika, presja, pikëpyetja, pikëçuditësja.
Mbani mend! Fëmijët i zhvillojnë këto aftësi me ritme të ndryshme, prandaj dhe nuk duhen bërë krahasime mes tyre. Ndodh që një apo disa karakteristika t’i arrijnë në moshë më të hershme, ndërsa të tjerat në një moshë të mëvonshme. Kjo lidhet dhe me faktorë të jashtëm, si: frekuentimi apo jo i kopshtit, puna që bëjnë prindërit në shtëpi, motivimi i fëmijës për të mësuar, etj. Megjithatë, vlen të theksohet se, kur ju dyshoni për vonesë në arritjen e normave të moshës, mund të konsultoheni me profesionistin logoped apo psikolog.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...