E diel, 24 Nëntor, 2024

Hani ushqim herët dhe parandaloni diabetin

- Advertisement1-

Zgjimi i hershëm dhe shkuarja me kohë në krevat, e bën njeriun më të shëndetshëm – ndërsa nëse hani ushqim herët, mund ta parandaloni diabetin.


Sipas një hulumtimi të ri, agjërimi me ndërprerje ose vaktet e hershme, ndikojnë në presionin më të ulët të gjakut dhe zvogëlojnë rezistencën ndaj insulinës.

- Advertisement -

Njerëzit që hanë mëngjes para orës 8:30 të mëngjesit, kanë shtypje më të ulët të gjakut dhe rezistencë të ulët ndaj insulinës, ndërsa kjo mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Ekspertët nga Universiteti Northwestern në Chicago thonë se njerëzit që hanë herët kanë sheqer më të ulët në gjak dhe rezistencë më të ulët ndaj insulinës, pavarësisht nëse ata kanë kufizuar marrjen e ushqimit në më pak se 10 orë në ditë ose konsumimin e ushqimit e kanë të shpërndarë në më shumë se 13 orë në ditë.

Rezistenca ndaj insulinës shfaqet kur organizmi nuk reagon mirë në insulinën e sekretuar nga pankreasi dhe glukoza hyn më dobët në qeliza. Njerëzit që kanë rezistencë ndaj insulinës janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar diabetin tip 2.

Rezistenca ndaj insulinës dhe presioni i lartë i gjakut ndikojnë në metabolizmin, duke e zbërthyer ushqimin në përbërje më të thjeshta, proteina, karbohidrate, sheqerna dhe yndyra. Çrregullimet metabolike, si diabeti, ndodhin kur prishen proceset normale.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...